Trump: Tensionet me Starmer nuk do të ndikojnë në vizitën e Mbretit Charles III
Presidenti i ShBA-së Donald Trump, e ka përshkruar Mbretin Charles III të Britanisë si një zotëri të madh dhe mik të tij, duke e cilësuar si një person fantastik. Ai deklaroi në një intervistë për Sky News, se tensionet me kryeministrin Key Starmer se kjo nuk do të ndikojnë në vizitën që Mbreti i Britanisë…
Bota
Presidenti i ShBA-së Donald Trump, e ka përshkruar Mbretin Charles III të Britanisë si një zotëri të madh dhe mik të tij, duke e cilësuar si një person fantastik.
Ai deklaroi në një intervistë për Sky News, se tensionet me kryeministrin Key Starmer se kjo nuk do të ndikojnë në vizitën që Mbreti i Britanisë pritet ta ketë në Shtetet e Bashkuara me rastin e 250 vjetorit të pavarësisë.
“Aspak” u përgjigj Trump gjatë intervistës.
Mbreti Charles, së bashku me Queen Camilla, do të zhvillojnë vizitën e tyre të parë në SHBA si monarkë, ku pritet të vizitojnë Washington DC, New York dhe Virginia.
Ndërkohë, raportet mes shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe kryeministrit britanik, janë tensionuar paksa si rezultat i refuzimit të përfshirjes së drejtpërdrejt në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.