Ofertë Speciale për Higuainin
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është hedhur në kërkim të një golgeteri për afatin kalimtar të janarit. Dhe, nëse nuk arrin të blejë objektivin e tij kryesor, Radamel Falcao nga Monaco, Special One thuhet se do të kërkojë sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain. Reprezentuesi argjentinas iu bashkua Napolit gjatë afatit kalimtar të verës për 40…

Sport
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është hedhur në kërkim të një golgeteri për afatin kalimtar të janarit.
Dhe, nëse nuk arrin të blejë objektivin e tij kryesor, Radamel Falcao nga Monaco, Special One thuhet se do të kërkojë sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain.
Reprezentuesi argjentinas iu bashkua Napolit gjatë afatit kalimtar të verës për 40 milionë euro, ku klubi nga San Paolo mposhti konkurrencën nga rivali Juventus dhe gjiganti i Premierligës, Arsenal, duke siguruar shërbimet e Higuainit.
Mirëpo, pas vetëm gjashtë muajsh në Napoli, Higuain mund të lëviz sërish në rast se Chelsea e zyrtarizon ofertën prej 60 milionë eurosh – siç raporton tabloidi britanik The Sun – për ta blerë argjentinasin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mourinho e njeh mirë Higuainin pasi e kishte nën urdhrat e tij në Real Madrid.