Odegaard vendos për Bayernin

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja gjermane Sport1, mësojmë se Martin Odegaard ka vendosur të transferohet te Bayerni.

Sport

16/12/2014 12:25

E përditshmja gjermane e cila është shumë e spikatur, Sport1, raporton se talenti norvegjez, Martin Odegaard ka vendosur që të transferohet te Bayerni Munich.

Ai ka qëndruar disa ditë te kjo skuadër, dhe si duket drejtuesit e bavarezëve e kanë bindur që ai të transferohet te skuadra nga Allianz Arena.

Odegaard, padyshim që është njëri nga talentët më të madh në botë, i cili premton shumë gjëra të mira për të ardhmen.

Ai disa javë më parë ka thënë se ëndrra e tij është Liverpooli, mirëpo si duket Bavarezët janë treguar më të aftë në këtë rast.