Odegaard te Real Madrid? Gjithçka varet nga Modric

Situata e Martin Odegaard vazhdon të jetë e komplikuar.

Sport

24/04/2020 22:30

Ylli norvegjez i futbollit, Martin Odegaard, vazhdon të lidhet me një rikthim të parakohshëm te skuadra e Real Madrid.

Mesfushori me tipare ofensive vazhdon të luajë si i huazuar te skuadra e Real Sociedad, dhe paraqitjet e tij spektakolare kanë bërë që ‘Los Blancos’ të interesohen për rikthim më të shpejtë.

‘Marca’ shkruan se Odegaard mund të kthehet te Real Madrid një sezon më herët, nëse Luka Modric largohet gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

Në sezonin e parë të marrëveshjes për dy vite huazim, Odegaard ka dëshmuar veten si një nga lojtarët më të mirë në La Liga.

Ylli norvegjez me shumë gjasë do të vazhdojë edhe sezonin e dytë në klubin bask, përveç nëse Modric largohet gjatë verës, pasur parasysh interesimin nga Serie A dhe MLS. /Lajmi.net/