Odegaard: Ndjenjë madhështore të jem pjesë e këtij klubi për një kohë të gjatë
Arsenal gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar Martin Odegaard si lojtarin më të ri të tyre nga Real Madrid, për shumën e rreth 35 milionë eurove.
Sport
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, thuri përplot lavde për lojtarin më të ri të klubit, duke thënë se ai i kishte bërë më të mirë ata sa ishte pjesë e huazimit në pjesën e dytë të sezonit edicionin e kaluar.
“Ai na bëri më të mirë, ne kishim nevojë për më shumë opsione, alternativa, kreativitet dhe lojtarë që mund të jenë model për këtë klub futbolli. Ai është akoma një djalosh i ri, por ka përvojë të madhe në klube të ndryshme tashmë.
“Ai ka një talent unik të bazuar në mënyrën se si ne duam të luajmë, kështu që unë jam i kënaqur që klubi ka bërë një përpjekje dhe ne kemi Martinin në një marrëveshje të përhershme këtu.
“Ju i keni parë numrat dhe atë që bëmë pas Krishtlindjeve kur Martin ishte në ekip dhe kishim njerëz si Emile, ekipi performoi në një nivel krejtësisht të ndryshëm. Ai është dikush që ne e admirojmë dhe ai është ende në moshën në karrierën e tij kur potenciali që ai ka është ende i madh”, ka shtuar spanjolli.
Edhe vet lojtari Odegaard nëpërmjet rrjeteve sociale ka theksuar se është ndjenjë madhëshore për të që do jetë pjesë e këtij ekipit për një kohë të gjatë.
“Ndjenjë e mirë të rikthehem. Ndjenjë e madhe të vazhdoj në këtë klub të mrekullueshëm për një kohë të gjatë.
“Unë s’mund të pres të luaj përsëri këtu në prani të Emirates Stadium me kapacitet të plotë. Më i motivuar dhe i ngazëllyer si asnjëherë më parë”, ka theksuar ndër të tjera norvegjezi 22-vjeçar.
Norvegjezi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 me ekipin londinez dhe do të bartë fanelën me numrin tetë. /Lajmi.net