Odegaard mund të bëhet kapiten i Arsenalit sezonin e ardhshëm

Martin Odegaard mund ta mbajë shiritin e kapitenit gjatë sezonit të ardhshëm për Arsenalin.

Sport

15/04/2022 11:15

Këtë e konfirmon vetë trajneri i lojtarit te “topçinjtë”, Mikel Arteta, sipas të cilit norvegjezi është një opsion i mirë për këtë detyrë.

“Koha do të tregojë. Më e rëndësishmja është respekti dhe admirimi për bashkëlojtarët. Ai përfaqëson gjithçka që ne duam në klub. Është një opsion i mirë”, u shpreh tekniku.

Odegaard ka pasur paraqitje mjaft të mira këtë sezon me Arsenalin, me ç’rast është bërë i pazëvendësushëm në 11-shën startuese.

Kandidatët e tjerë për ta marrë shiritin e kapitenit janë Kieran Tierney, Ben White dhe Aaron Ramsdale.

Pjesë e kësaj liste mund të ishte edhe Granit Xhaka, por pas problemeve me tifozë pas ndeshjes ndaj Crystal Palace, dy vite më parë, lojtari është mënjanuar si zgjedhje e parë. Aktualisht, kosovari me pasaportë zvicërane është kapiten i tretë pas Alexandre Lacazette dhe Kieran Tierney. /Lajmi.net/