Odegaard: Haaland pyeti për Real Madridin

Martin Odegaard konfirmoi se kanë diskutuar me Erling Haaland në lidhje me Real Madridin.

Sport

25/03/2022 16:24

E ardhmja e Haaland vazhdon të diskutohet, por është ende e paqartë.

Shumë ekipe janë pas sulmuesit, por prijnë tre gjigantët e Evropës, Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City.

Norvegjezi po kalon në një formë fenomenale te Dortmundi, por që me shumë gjasë mund të largohet nga Bundesliga në fund të sezonit.

Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024, por sipas raporteve thuhet se koha e tij në Gjermani ka përfunduar, përcjell lajmi.net.

Martin Odegaard konfirmoi se gjatë grumbullimit me kombëtare, Haaland ka pyetur për Real Madridin.

“Ne jemi miq të mirë kështu që flasim për shumë gjëra”, tha Odegaard.

“Pra ne folëm për Real Madridin, por nuk është diçka e veçantë”, vazhdoi norvegjezi.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se në cilin ekip do të transferohet Haaland./Lajmi.net/