Oblak pritet të mungojë në derbin ndaj Realit

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak mund të mos jetë me ekipin për ndeshjen ndaj Real Madridit. Real Madridi do të jenë mysafirë të Atletico Madridit, për ndeshjen e xhiros së gjashtë në La Liga. E, për këtë takim pritet të mungojë portieri i ‘los colchoneros’ Oblak. Sipas ‘Marca’ ditëve të fundit slloveni është stërvitur…

Sport

16/09/2022 16:29

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak mund të mos jetë me ekipin për ndeshjen ndaj Real Madridit.

Real Madridi do të jenë mysafirë të Atletico Madridit, për ndeshjen e xhiros së gjashtë në La Liga.

E, për këtë takim pritet të mungojë portieri i ‘los colchoneros’ Oblak.

Sipas ‘Marca’ ditëve të fundit slloveni është stërvitur vetëm, për shkak të një lëndimi në kofshë, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme ekipi i Diego Simenones kishin pushim, teksa portieri ishte prezent në kampin stërvitor për të punuar që të jetë i gatshëm, por u pa duke çaluar.

Oblak mungon që nga shtatë shtatori ku ishte me ekipin në fitoren ndaj Portos, kurse nuk ishte në ndeshjet ndaj Celta Vigos dhe Bayer Leverkusen.

Mbetet të shihet nëse portieri do të jetë me ekipin të dielën, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/