Nxjerren minatorët e parë, por s’ka ende energji në minierë
Tashmë kanë filluar të dalin nga miniera disa nga minatorët e ngujuar në ‘’Trepçë’’. Mirëpo përkundër që ata po nxjerren në këtë ndërmarrje ende nuk ka energji elektrike. E tashmë ekipet e ”Trepçës” po punojnë pa ndalur për të rikthyer enegjinë elektrike dhe për të mundësuar daljne e minatorëve të ngujuar. Njëri nga punëtorët e…
Lajme
Tashmë kanë filluar të dalin nga miniera disa nga minatorët e ngujuar në ‘’Trepçë’’.
Mirëpo përkundër që ata po nxjerren në këtë ndërmarrje ende nuk ka energji elektrike. E tashmë ekipet e ”Trepçës” po punojnë pa ndalur për të rikthyer enegjinë elektrike dhe për të mundësuar daljne e minatorëve të ngujuar.
Njëri nga punëtorët e KEDS-it që është në terren, në përpjekje për rikthimin e furnizimit me energji, tha se nëse s’ka prishje tjera, kjo do të rregullohet.
“Ka bërë dëm shumë dhe në rrethinë. Por nëse s’ka prishje tjera, kjo rregullohet”, tha njëri nga punëtorët e KEDS-it, i cili është në terren.
Indeksonline po qëndron në vendin e ngjarjes dhe do të ju njoftojë lidhur me situatën.