Nxënësit e Drenasit nesër në orën e parë mësojnë për UÇK-në dhe historinë e luftës
Komuna e Drenasit ka njoftuar se nesër, në ditën kur pritet të merret vendimi për krerët e UÇK-së në Hagë, ora e parë mësimore në institucionet arsimore të kësaj Komune, do t’i kushtohet UÇK-së dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës. “Ky aktivitet zhvillohet me qëllim të edukimit të nxënësve dhe ruajtjes së kujtesës…
Lajme
Komuna e Drenasit ka njoftuar se nesër, në ditën kur pritet të merret vendimi për krerët e UÇK-së në Hagë, ora e parë mësimore në institucionet arsimore të kësaj Komune, do t’i kushtohet UÇK-së dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës.
“Ky aktivitet zhvillohet me qëllim të edukimit të nxënësve dhe ruajtjes së kujtesës historike, duke i njohur ata me rëndësinë e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Drejtoria Komunale e Arsimit fton mësimdhënësit që këtë orë mësimore ta zhvillojnë në mënyrë të përshtatshme për moshën e nxënësve, në frymën e edukimit, respektit dhe përçimit të vlerave historike te brezat e rinj”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.
Këtë vendim e ka marrë edhe kryeqyteti./Lajmi.net/