Nuza drejtoi një ndeshje të Ligës së Kampionëve, tri penallti të akorduara nga kosovari

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza ka bërë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/07/2021 08:11

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza, ishte deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në duelin ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Valurit, transmeton lajmi.net.

Ndeshjen e fituan kroatët me rezultatin 3-2, ku prej pesë golave u akorduan tri penalti nga Nuza.

Dy nga ato penallti u humbën, njëra nga Dinamo dhe tjetra nga Valur.

Kjo ishte hera e parë që një gjyqtar kosovar arrin të paraqitet në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/