Numërohen 60% të votave me postë në Prishtinë, prin Hajrulla Çeku
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar numërimin e 60% të votave të ardhura me postë. Nga këto vota, prin kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku me 54.88% të votave me postë. Pas tij është Përparim Rama i LDK-së me 26.72%, dhe Uran Ismaili i PDK-së me 12.32%, shkruan lajmi.net. Nga rezultatet e…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar numërimin e 60% të votave të ardhura me postë.
Nga këto vota, prin kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku me 54.88% të votave me postë.
Pas tij është Përparim Rama i LDK-së me 26.72%, dhe Uran Ismaili i PDK-së me 12.32%, shkruan lajmi.net.
Nga rezultatet e përmbledhura të numëruara në QKN dhe QNR, Komuna e Prishtinës do të jetë në balotazh mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrulla Çekut të VV-së.
Përparim Rama është i pari me 33.74% ndërsa Hajrulla Çeku me 33.13% nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunës.