“Numër jo i vogël i deputetëve të VV-së më kanë premtuar votën nëse do të garoja për President” – Haradinaj tregon mbështetjen e shumicës
Ramush Haradinaj ka thënë se një numër (jo i vogël), i deputetëve të VV-së i kanë pretuar votën në rast se do të ishte në garë për president të vendit. Ai tha se këtë do të mund ta dëshmonin edhe vetë ata. “Një numër i respektuar, jo i vogël edhe i deputeteve të VV-së më…
Lajme
Ramush Haradinaj ka thënë se një numër (jo i vogël), i deputetëve të VV-së i kanë pretuar votën në rast se do të ishte në garë për president të vendit.
Ai tha se këtë do të mund ta dëshmonin edhe vetë ata.
“Një numër i respektuar, jo i vogël edhe i deputeteve të VV-së më kanë thanë nëse je në garë e ke votën time, e kan thënë edhe në takime në prani të kolegëve të vetë. Ata janë gjallë dhe munden me u deklaru edhe vetë”, tha ai në T7.