Nuk ndryshon protokolli – 14 ditë karantinë për skuadrat nëse një lojtar del me Covid-19

Protokolli për rifillimin e sezonit në Serie A nuk do të ndryshojë.

Sport

05/06/2020 16:45

Qeveria e Italisë ka bërë të ditur se karantimi 14 ditorë i skuadrave do të bëhet, sapo një lojtar të rezultojë pozitiv.

‘Corriere dello Sport’ raporton se vendimi i CTS për karantinimin mbetet ashtu siç ishte, edhe pas takimit mes FIGC dhe Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, transmeton lajmi.net.

Qeveria ka vendosur të ndejk vendimin e dhënë nga komiteti teknik shkencor.

Kështu, e gjithë X skuadra do të karantinohet për 14 ditë, në rast se ndonjë lojtar i tyre del pozitiv në testet e koronavirusit.

Serie A do të rifillojnë më 20 qershor, derisa Kupa e Italisë do të kthehet më 12 dhe 13 qershor për ndeshjet gjysmëfinale. /Lajmi.net/