Nuk ka shenja për shpërbërjen e Kuvendit në mars

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se aktualisht nuk ka ndonjë shenjë për shpërbërjen e Kuvendit në muajin mars, siç është thënë shkruar së fundi në media. Krasniqi la të kuptohet se tash për tash nuk do të jap dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajme

24/02/2014 11:28

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, njëherë për njëherë duket se nuk e ka ndërmend që të jap dorëheqje nga kjo pozitë.

Ditë më parë ishte spekuluar për dorëheqjen e mundshme të Krasniqit nga posti i Kryeparlamentarit, pas zyrtarizimit të paritë së tij të re, e paraparë të ndodh këtë javë.

Por, Krasniqi sot tha se ka obligime dhe për zhvillimet politike por edhe ndaj deputetëve që votuan për zgjedhjen e tij.

“Ky është vendim që varet nga unë dhe unë kam obligime edhe për zhvillimet politike edhe për deputetët që më kanë votuar në seancën kur është zgjedhur Kryesia e Kuvendit”.

Në insistimin e gazetarëve se a e ka menduar dorëheqjen, pas daljes me partinë e tij të re, Krasniqi u shpreh:

“Dorëheqje jap jo kur doni ju, por kur dua unë”.

Kreu i Kuvendi, po ashtu, tha se aktualisht nuk ka ndonjë shenjë për shpërbërjen e Kuvendit në muajin mars, siç është thënë shkruar së fundi në media.

“Ne tani për tani s’kemi asnjë material mbi bazën e të cilit do të vinim në një përfundim të tillë”.