“Nuk jam shëruar ende”, Loredana flet për marrëdhënien me Jozin dhe periudhën e vështirë që po kalon
Loredana Brati, e njohur për publikun nga Big Brother VIP Albania 4, rrëfen në “Goca dhe Gra” se po kalon një periudhë jo të mirë. “Eksperienca brenda Big Brother nuk ka qenë aq e lehtë. Unë i ndjej shumë energjitë, e gjitha ndikoi në mirëqenien time. Pata një farë sinjali kur nuk kisha më uri…

ShowBiz
Loredana Brati, e njohur për publikun nga Big Brother VIP Albania 4, rrëfen në “Goca dhe Gra” se po kalon një periudhë jo të mirë.
“Eksperienca brenda Big Brother nuk ka qenë aq e lehtë. Unë i ndjej shumë energjitë, e gjitha ndikoi në mirëqenien time. Pata një farë sinjali kur nuk kisha më uri si më parë, nuk kam qenë aq mirë. Edhe videot që shikoja kur dola, ishin një thikë në plagë dhe më ndikuan”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Vendosa të rrethohesha me njerëz të besueshëm dhe që më jepnin pozitivitetin që më mungonte. E kam parë që që nuk kisha më dritën kur hyra në Big Brother. Tani po përpiqem ta rikuperoj. Nuk mund të them që jam në periudhën time më të mirë. Sado ishte një eksperiencë e fortë”.