Nuk i lanë asnjë numër në ekip, konfirmohet largimi i tre yjeve nga Chelsea

Skuadra e Chelseat dje gjatë ditës publikoi numrat e skuadrës për sezonin e ri 2023/24. Blutë e Londrës nuk kanë llogaritur fare në tre yjet e skuadrës. Bëhet fjalë për Hakim Ziyech, Romelu Lukakun dhe Callum Hudson-Odoi, shkruan Lajmi.net Të tre lojtarët as që janë futur në listën e klubit që ka si trajner argjentinasin,…

Sport

09/08/2023 10:59

Skuadra e Chelseat dje gjatë ditës publikoi numrat e skuadrës për sezonin e ri 2023/24.

Blutë e Londrës nuk kanë llogaritur fare në tre yjet e skuadrës. Bëhet fjalë për Hakim Ziyech, Romelu Lukakun dhe Callum Hudson-Odoi, shkruan Lajmi.net

Të tre lojtarët as që janë futur në listën e klubit që ka si trajner argjentinasin, Pochettino.

Ziyech ishte afër marrëveshjes me Al Nassr, por kishte dështuar në testet mjekësore.

Kurse Romelu Lukaku është shumë pranë transferimit në ekipin e Juventusit.

Në anën tjetër, vendimi për ta larguar Hudson-Odoin ka befasuar tifozët e Chelseat./Lajmi.net/