“Nuk i kam krejt detajet, do ta njoftoj Konjufcën me pozicionin tonë” – ministri belg pasi pyetet për shkeljet në Hagë
Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Maxime Prevot, u pyet nëse është i njoftuar me shqetësimet e ekspertëve kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Përndryshe, Belgjika është i vetmi shtet që ka marrëveshje me Dhomat e Specializuara edhe për…
Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Maxime Prevot, u pyet nëse është i njoftuar me shqetësimet e ekspertëve kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Përndryshe, Belgjika është i vetmi shtet që ka marrëveshje me Dhomat e Specializuara edhe për transferimin e të dënuarve.
Prevoti tha se nuk i ka të gjitha detajet por tha se do t’ia dërgojë pozicionin e shtetit belg Konjufcës lidhur me këtë çështje.
“Për të qenë krejt i ndershëm me juve, me folë sinqerisht, unë nuk kam krejt detajet në lidhje me situatën për të cilën ju folët, pra me gjasë është diçka që unë duhet t’iu kushtoj më shumë vëmendje”, ka thënë Prevoti për klankosovën.
“Unë s’do të improvizoj asnjë lloj përgjigje për të qenë i sigurt, pra nuk do të bëj asnjë lloj gabimi, por faleminderit për pyetjen, unë do të pyes ekipin tim për të kontrolluar për situatën dhe unë do të dërgoj një porosi kolegut tim duke i shpjeguar pozicionin e Belgjikës në lidhje me situatën, pra do të jetë e mundur me e dhanë një përgjigje të qartë, jo juve drejt për së drejti, kërkoj falje për këtë, por edhe qeverisë suaj”.