“Nuk është vendosur në vendin e duhur, në një rrethrrotullim ku askush nuk ka mundësi ta soditë si këmbësor” – Skënderbeu në Prizren

Duket se elementet kombëtare shqiptare po përdhosen në Kosovë, kjo pasi një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar tre muaj më parë u bë objekt i vandalizmit. Anise kanë kaluar, tre muaj nga kur është dëmtuar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari,…

Lajme

29/10/2025 18:21

Duket se elementet kombëtare shqiptare po përdhosen në Kosovë, kjo pasi një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar tre muaj më parë u bë objekt i vandalizmit.

Anise kanë kaluar, tre muaj nga kur është dëmtuar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari, asnjë ndryshim nuk u bë e aq më pak të identifikoheshin autorët.

Kjo bëri që të reagojë edhe vetë, eksperti i Ekonomisë, Mustafë Kadriaj, i cili tha se është devalvuar edhe më tepër vlera artistike e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Nuk është vendosur në vendin e duhur – në një rrethrrotullim ku askush nuk ka mundësi ta soditë si këmbësor, përveç atyre që kalojnë me veturë, të cilët megjithatë kanë vëmendjen tek drejtimi i saj. Ana artistike e punimit është nën çdo nivel, e për më tepër, kohëve të fundit janë ngjyrosur përkrenarja dhe shpata, gjë që e ka devalvuar edhe më shumë vlerën artistike, duke nënçmuar kështu figurën më emblematike të kombit tonë. Si përfundim, nëse deri më tani kemi fajësuar armiqtë tanë për gabimet dhe ngecjet tona, tani e tutje duhet të pyesim: kë duhet të fajësojmë”, ka shkruar Kadriaj mes tjerash në profilin e tij në Facebook. /Lajmi.net/