Nuk është Barcelona e as Newcastle, mësohet ku do transferohet Sule
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Niklas Sule ka konfirmuar që në verë do largohet, ngase nuk do rinovojë kontratën.

Sport
Gjermanit i skadon kontrata në verë, ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë që të vazhdojë bashkëpunimin me Bayernin, duke refuzuar ofertat për rinovim, transmeton lajmi.net.
Që disa javë ka pasur raportime që Barcelona dhe Newcastle United ishin favorit për nënshkrimin me Sule, por që lojtari ka vendosur t’i bashkohet një tjetër skuadre.
Bëhet fjalë për rivalin, Borussia Dortmund, me të cilët ka marrëveshje personale, kështu raporton mediumi më i madh gjerman “Bild”.
True✅ @Niklas Süle‘s new Club is @BVB (via @fr) @FCBayern
— Christian Falk (@cfbayern) February 7, 2022
Ndërkohë, agjenti para disa ditëve konfirmoi që Sule ka vendosur përfundimisht për të ardhmen.
“Niklas ka zgjedhur skuadrën e re dhe mendoj që do jetë shumë e vështirë që të ndërrojë mendje”, ishte deklarata e agjentit./Lajmi.net/