Nora Gjakova mëson kundërshtaren e parë për Grand Prix Budapest

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, synon të marrë medalje nga Grand Prixi që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sport

12/07/2019 11:02

Në këtë kompeticion, Gjakova do të garojë në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Në raundin e parë të këtij turneu, Nora kaloi pa kundërshtare, kurse tashmë ka mësuar kundërshtaren për raundin e dytë, që do të jetë dueli i parë për të.

Nora Gjakova do të përballet me xhudisten ruse, Diana Dzhigaros, e cila arriti të fitonte duelin e saj të parë.

Dzhigaros arriti të mposhte me IPPON garuesen nga Tunizia, Ghofran Khelifi, për tu përballur tashmë me Norën. /Lajmi.net/