“Noa” dhe “Elektroprivreda Srbije” bashkëpunuan për manipulim të rritjes së çmimit të rrymës në Kosovë, sipas KOSTT
Një raport i KOSTT-it si pjesë e hetimeve të nisura në energjetikë, jep dyshime të forta për manipulim të çmimit të energjisë elektrike nga importi për Kosovën. Ekspertët e KOSTT-it gjetën se me ankande në SEECAO gjatë vitit 2025 bashkëpunuan kompanitë “Noa Energy Trade” dhe kompania në pronësi të shtetit serb – “Elektroprivreda Srbije”. Dyshohet…
Lajme
Një raport i KOSTT-it si pjesë e hetimeve të nisura në energjetikë, jep dyshime të forta për manipulim të çmimit të energjisë elektrike nga importi për Kosovën.
Ekspertët e KOSTT-it gjetën se me ankande në SEECAO gjatë vitit 2025 bashkëpunuan kompanitë “Noa Energy Trade” dhe kompania në pronësi të shtetit serb – “Elektroprivreda Srbije”. Dyshohet se të dyja bashkëpunuan dhe e manipuluan sistemin në SEECAO për t’i ngritur kostot e bartjes së energjisë elektrike për Kosovën.
Kompanitë “Noa Energy Trade” dhe “Elektroprivreda Srbije”, gjatë vitit 2025, në dhjetëra raste kishin bashkëpunuar si të vetme në ankandet për shitblerjen e linjave të transmisionit që kishin destinacion Kosovën, shkruan Buletini Ekonomik.
Mediumi citon një raport të brendshëm të KOSTT-it, si pjesë e hetimeve të nisura në energjetikë, jep dyshime të forta për manipulim të çmimit të energjisë elektrike nga importi për Kosovën nga këto dy kompani, buletiniekonomik.
Ekspertët e KOSTT-it gjatë hetimeve të sjelljes së palëve tregtare në Zyrën e Ankandeve në Podgoricë (SEECAO), gjetën se me kapacitetet ndërkufitare në ankandet në SEECAO, gjatë vitit 2025, bashkëpunuan kompanitë “Noa Energy Trade” dhe kompania në pronësi të shtetit serb, “Elektroprivreda Srbije”.
Dyshohet se të dy këto kompani falë bashkëpunimit dhe “marrëveshjeve” paraprake, e manipuluan sistemin në SEECAO për t’i ngritur kostot e bartjes së energjisë elektrike për Kosovën.
Raporti i KOSTT-it që ka analizuar sjelljet e palëve tregtare në SEECAO, është përpiluar në kuadër të hetimeve të nisura nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) pas një hulumtimi në seri të publikuar në Buletini Ekonomik gjatë vitit 2025, rreth importit të energjisë elektrike për Kosovën.