Njeriu që pretendon se është Jezusi tmerron njerëzit (Video)

Një burrë u shfaq në SHBA duke ecur lakuriq në një apartament, duke i pyetur njerëzit nëse meritojnë të jetojnë dhe duke iu thënë atyre se ai është Jezusi dhe se mund t’i lexojë mendjen njerëzve.

Fun

27/08/2015 15:02

Një njeri i cili pretendon se ‘është Jezusi’ është kapur nga kamerat e një apartamenti në Kaliforni, i cili u shfaq lakuriq dhe godiste dritaret e dhomave me duar, përderisa duart e tij rridhnin gjak.

Burri i paidentifikuar, që mendohet se është rreth 30 vjeç, u pa duke i goditur dritaret me duart e tij, përderisa i tmerroi kalimtarët, transmeton Lajmi.net.

Ai në video mund të shihet teksa u bërtet atyre që e shikojnë duke iu thënë: “A s’është kjo gjëja më e keqe që keni parë ndonjëherë? Unë do të vdes, ju duhet të më ndihmoni që të jetoj”.

“Kush meriton të jetojë e kush të vdesë? A besoni se e meritoni të jetoni?”, thoshte ai.

Një banor në këtë bllok, tha për Long Beach Post se e dëgjoi atë duke thënë se është Jezu Krishti dhe se ai mund t’ua lexojë mendjet njerëzve.

Pas gjendjes së shkaktuar, ai u dërgua në spital.