Një tjetër futbollist nga Kosova merr rrugën e kurbetit

Futbollisti i FC Ballkanit, Elbasan Gashi, do të largohet nga Kosova, për të vazhduar jetën në Itali.

Sport

05/06/2020 15:06

Viteve të fundit një numër i madh i futbollistëve janë larguar nga Kosova, duke emigruar në vendet perëndimore, shkruan lajmi.net.

Elbasan Gashi është i radhës që do ta bëjë të njëjtën gjë, me lajmin që është konfirmuar nga skuadra e FC Ballkanit.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

Sot ne hapësirat e FC Ballkani përplotë emocione të përziera, me rastin e përshendetjes nga futbollisti Elbasan Gashi, i cili gjithë karieren futbollistike e kalojë ne klubin e qytetit të tij, duke djersitur fanelën ne kohërat e vështira, por edhe ne kohë më të mira, e qe është karaktersitik për Elbasanin ai gjithnjë ka ngelur i njejti duke respektuar femijet e shkollës së futbollit, zbatuar udhezimet e stafit teknik, duke ndërtuar raporte të aferta dhe të dashura me tifozet, e në veçanti tifo grupin “Xhebraliat”.

Ne fushë Elbasanin e respektonin edhe kundërshtaret pasi qe me sjelljen e tij e meritonte, një shëmbull model si duhet te jetë një futbollist ne fushë dhe jashtë saj.

FC Ballkani, Elbasanit i uron shumë fat dhe shëndet ne kapitullin e ri të jetes ne diasporë, duke uruar qe do të vazhdojë të bëjë atë që din me së miri, pra t’iu rëmbejë frymëmarjen shikueseve të futbollit me magjitë e tij.

Mirëupafshim Elbasan, porta e shtëpisë tënde të FC Ballkani gjithëmon do të jetë e hapur për ty, shumë suksese në Itali

/Lajmi.net/