Një tjetër anëtar i LDK-së del kundër partisë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuçi, ka dalë kundër partisë së tij pas vendimit për mos votimin e projektligjit për Gjykatën Speciale. Kuçi, një ish-luftëtar i UÇK-së, ka thënë se vendimet për tema nacionale matem me “peshore” të madhe. “Vendimet për tema të mëdha nacionale, siç është UÇK-ja, maten me kanarin (peshoren) e…

Lajme

05/10/2026 22:32

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuçi, ka dalë kundër partisë së tij pas vendimit për mos votimin e projektligjit për Gjykatën Speciale.

Kuçi, një ish-luftëtar i UÇK-së, ka thënë se vendimet për tema nacionale matem me “peshore” të madhe.

“Vendimet për tema të mëdha nacionale, siç është UÇK-ja, maten me kanarin (peshoren) e madh. Kosova nuk është në vitin 1999–2000. Kosova është në vitin 2026–2027. Në cilin vit është LDK-ja sot dhe me cilin kanar po peshon?”, ka thënë Kuçi.

Pas vendimit të LDK-së sot Xhafer Gashi dha dorëheqje nga anëtarësia e partisë.