Një pulëbardhë e uritur ushqehet me pica
Një blloger i ushqimit në Instagram ka postuar një video të një pulëbardhe e cila ushqehet nga pica e tij.
Fun
Gjatë një videoje që bllogeri po bënte nga një restorant në Sorrento duke treguar ushqimin e tij një pulëbardhë vjen dhe i han ushqimin, transmeton lajmi.net.
Derisa ai po bënte video të ushqimit duke u munduar ti jepte një fokus të mirë, një pulëbardhë vjen me shpejtësi dhe e kafshon picën dhe më pas ikën.

Ndodhi shumë shpejtë sa që nuk dinte si të reagonte në momentin që pica i iku nga dora. Më pas ai shkroi: “Djema nuk mund ta besoj se çfarë ndodhi, si iku pica nga duart e mija”. /Lajmi.net/
