Një person sulmoi një tjetër në aeroportin e Prishtinës, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një sulm fizik ka ndodhur dje rreth orës 20:30 në aeroportin Adem Jashari. Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër, i cili ka shpëtuar pa lëndime. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “ANP Adem Jashari / 13.09.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se…
Lajme
Një sulm fizik ka ndodhur dje rreth orës 20:30 në aeroportin Adem Jashari.
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër, i cili ka shpëtuar pa lëndime.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ANP Adem Jashari / 13.09.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/