Një person plagoset nga dy të tjerë në Podujevë – policia gjen drogë në vendin e ngjarjes
Një person është plagosur nga arma e zjarrit dje në Podujevë. Policia ka bërë me dije se viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth…
Lajme
Një person është plagosur nga arma e zjarrit dje në Podujevë.
Policia ka bërë me dije se viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/