Një paketë me zogj të vdekur në një çantë të një pasagjeri që po udhëtonte nga Kina në Virginia

Zogj të vdekur në çantën e një pasagjeri.

Fun

14/02/2020 23:18

Një agjent ka zbuluar se në çantën e një pasagjeri i cili po udhëtonte në Virginia kishte një paketë me zogj të vdekur, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Pasagjeri u tha agjentëve se paketa me zogj të vdekur ishte thjeshtë një ushqim për mace. Në paketën e plastikës ishin pikturat e një qeni dhe maceje.

Agjentet nuk cekën mundësinë e një rreziku në paketën që kishte pasagjeri, nuk ka ndonjë rrezik potencial për koronavirusin në paketën me zogj të vdekur, thanë ata.

Virusi thuhet se ka origjinën nga mishi i kafshëve të shitura në tregun e Kinës. /Lajmi.net/