Një natë për t’u harruar

Kombëtarja e Francës, skuadër e përbërë nga shumë yje të skuadrave më të mëdha evropiane, është përshkruar si “ekipi më i dobët në histori” nga një prej të përditshmeve, pas disfatës nga Ukraina në duelin e parë të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014. Les Bleus u mposhtën 2:0 në Kiev derisa Roman Zozlulya…

Sport

16/11/2013 18:45

Kombëtarja e Francës, skuadër e përbërë nga shumë yje të skuadrave më të mëdha evropiane, është përshkruar si “ekipi më i dobët në histori” nga një prej të përditshmeve, pas disfatës nga Ukraina në duelin e parë të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014.

Les Bleus u mposhtën 2:0 në Kiev derisa Roman Zozlulya dhe Andriy Yarmolenko realizuan nga një gol secili.

Gjatë këtij dueli, qendërmbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny u përjashtua me karton të kuq pas goditjes në fytyrën e Oleksanr Kucher, kurse më parë kishte shkaktuar një penallti tek goli i dytë i vendasve.

Ai nuk ishte futbollisti i vetëm nën nivelin e detyrës. E përditshmja L’Equipe vlerësoi kështu skuadrën e titullarëve: Lloris 5; Debuchy 4, Koscielny 3, Abidal 3, Evra 4; Pogba 5, Matuidi 5; Remy 4, Nasri 3, Ribery 4; Giroud 5.

Ajo shtoi një artikull me titullin: ‘Les Blues në një ankth’, dhe shkroi se skuadra e selektorit Didier Deschamps ka shans në ndeshjen e kthimit të martën, por do të konsiderohet sukses “edhe nëse barazojnë”, duke bazuar paraqitjen e së premtes mbrëma.

Artikulli më pas shtroi pyetjen nëse ky ekip i Francës është “më i dobëti në histori”, dhe përmendi faktin se disfata mund t’i prishë punë kandidatit për Topin e Artë, Franck Ribery. “Një natë për t’u harruar”, e përmbylli shkrimin L’Equipe.