Një mënyrë e re që t’i surprizoni ato, ja çfarë bënë dy meshkuj për të dashurat e tyre

Dy meshkujt u maskuan në mënyrë perfektë si valltarë të rrugës dhe i surprizuan të dashurat e tyre.

Fun

26/02/2020 12:46

Ky ishte momenti kur dy burra vepruan në mënyrë romantike duke i bërë surprizë partnereve kur ato ishin në pushime në Kolumbi, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Jonny Rhodes 28 vjeçarë, dhe Tom Mitchell 27 vjeçarë, kishin një ide fantastike duke u maskuar dhe vallëzuar në rrugë përpara dy partnereve të tyre.

Ata udhëtuan 14 orë që të realizonin këtë ide. Në video shihet performanca e tyre gjatë një vallëzimi i shoqëruar me shume të qeshura dhe në fund zbulojnë të fytyrën e tyre.

Partneret nga gëzimi u japin përqafimet më të ngrohta për ta. /Lajmi.net/