Një italian krahason panikun ndaj koronavirusit me atë të Luftës së Dytë Botërore

Një burrë italian tha se kishte më pak panik gjatë Luftës së Dytë Botërore se sa tani për Koronavirusin.

Fun

12/03/2020 17:08

Shqetësimi për koronavirusin vazhdon edhe më shumë duke shkaktuar vdekje të mëdha, është e mundur që të “marrë” krejt botën, raporton “indy100”, transmeton lajmi.net.

Mund të shihni të gjithë njerëzit duke vrapuar që të blejnë gjërat kryesore ushqimore, higjienike e sanitare. Kjo sepse njerëzit janë në panik dhe të shqetësuar që ndoshta do tu duhet të vet-izolohen.

Derisa, në Itali, i gjithë vendi është i bllokuar dhe numri i vdekjeve nga koronavirusi po rritet. E njëjta edhe në Mbretërinë e Bashkuar, por Italia shihet të jetë më shumë në panik duke blerë gjëra ushqimore dhe produkte higjienike.

Në një video shfaqet një burrë nga Italia duke thënë që as në Luftën e Dytë Botërore nuk ishin më të shqetësuar se tani.

Italia ka më shumë se 10,000 raste të konfirmuara me koronavirus, prandaj kjo situatë po bëhet më shqetësuese dhe po shkakton panik. /Lajmi.net/