Një i vrarë dhe dy të plagosura në Majac të Podujevës – Gjithçka që dihet deri më tani

Një rast shumë i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës. Një burrë është vrarë dhe dy gra janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, shkruan lajmi.net. Këtë e ka konfirmuar mbrëmë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi. “E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se…

Lajme

23/03/2026 08:07

Një rast shumë i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës.

Një burrë është vrarë dhe dy gra janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar mbrëmë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi, për “Betimi për Drejtësi”.

Dy të plagosurat, një e moshuar rreth 70 vjeçare dhe e dyshuara e moshës rreth 30 vjeçe janë duke u trajtuar në QKUK, dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se të dyja pacientet kanë plagë nga arma e zjarrit dhe ndodhen në gjendje kritike.

“Dy paciente të gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953 dhe tjetra 31-vjeçare, janë sjellë nga Podujeva. Arsyeja e lëndimit është arma e zjarrit. Gjendja e tyre është shumë e rëndë dhe jostabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pacientet janë të intubuara, me frymëmarrje të asistuar. Njëra është dërguar në sallë operative, ku po trajtohet nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit”, ka deklaruar Syla.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa mediat kanë zbuluar edhe indetitetin e viktimës dhe të dorases.

Sipas Indeksonline, Ilaz Brahimi është vrarë në fshatin Majac nga e dyshuara Ardita Gashi. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy personat ishin në lidhje dashurie që një kohë, por se pas disa krizave çifti po shkonte drejt ndarjes.

Me këtë arsyetim dyshohet se Ardita e ka thirrur për takim Ilazin nga Obiliqi. Me të arritur ai në shtëpinë e saj, Ardita Gashi dyshohet se ka shkrepur disa herë armën në drejtim të tij duke e lënë të vdekur 42 vjeçari .

Gruaja e axhës së Arditës me të dëgjuar krismat ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e njëjta më pas ka shkrepur armën edhe ndaj familjares së saj.

Pas aktit kriminal, e dyshuara është mbyllur në shtëpi dhe ka kërcënuar me vrasje të personave të tjerë që kanë tentuar t’i afrohen asaj. /Lajmi.net/