Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë presuar lëndime trupore në aksidentin e sotëm.
Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku në këtë aksident ka mbetur i vdekur një person, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani po ashtu ka njoftuar se rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim.
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka edhe të vdekur
“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marre lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim”, ka thënë Kelani. /Lajmi.net/