Një gjerman që mendon ndryshe – Kahn pajtohet me triumfin e Messi dhe Donnarumma, shpjegon gjithçka

Ceremonia e Topit të Artë u përballë me shumë kritika pas triumfit të Lionel Messi dhe Gianluigi Donnarumma.

Sport

01/12/2021 09:01

Mediet gjermane dhe jo vetëm, shpërthyen në kritika ndaj France Football, me disa që shkuan aq larg saqë nuk vendosën fare të transmetonin lajmin për fitoren e Lionel Messi.

Por, duket se jo të gjithë gjermanët mendojnë se Messi nuk e meritoi. Ikona gjermane e futbollit, Oliver Kahn, beson se gjithçka ishte në rregull me fitoren e Messi dhe atë të Donnarumma. Madje, për këtë ka edhe disa arsye.

“Sigurisht se ka të bëjë gjithmonë me trofetë e mëdha. Messi dhe Donnarumma fituan trofe të mëdhenj këtë vit (Kupa e Amerikës dhe Euro 2020), dhe kjo zakonisht bën diferencën kryesore në fund”, ka thënë Oliver Kahn, transmeton lajmi.net.

Edouard Mendy dhe Robert Lewandowski ishin emrat e përmendur, që sipas shumë komentuesve duhej të fitonin çmimet për portierin më të mirë në botë, respektivisht lojtarin më të mirë në botë për vitin 2021. /Lajmi.net/