Një femër sulmohet nga luani i detit

Derisa po notonte në detin Australian një vajzë sulmohet nga luani i detit dhe i duhet të bëjë këmbën operacion.

Fun

14/02/2020 22:04

Elena Precillia 25 vjeçare, u sulmua nga një grup luanësh deti duke i shkaktuar dëme ne këmbë, pas një kafshimi nga njëri prej luanëve, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Pas kafshimit në këmbë ajo po përpiqej të merrte fryme dhe më pas u ndihmua që të dilte prej ujit nga shoqja e saj Mauro Signoretti.

Isha në panik, nuk mund të merrja frymë mirë dhe isha e tmerruar sepse ishin katër apo pesë luanë deti rreth nesh, tha Elena.

Elena tha se eksperienca me luanët e detit ishte e mrekullueshme dhe që ajo pëlqente mënyrën e shoqërimit të luanëve të detit, ata pëlqenin të vallëzonin dhe të kërcenin mbi ujë, deri sa njëri ndër ta e kafshoi në këmbë. /Lajmi.net/