Një ditë para aktgjykimit, Veselit dhe Krasniqit u vazhdohet paraburgimi

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit. Siç raportohet nga Haga se gjyqtari Charles Smith ka vendosur që paraburgimi i Veselit dhe Krasniqit të vazhdohet edhe për dy muaj, transmeton lajmi.net. “Për shkak të…

Lajme

15/09/2026 15:32

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Siç raportohet nga Haga se gjyqtari Charles Smith ka vendosur që paraburgimi i Veselit dhe Krasniqit të vazhdohet edhe për dy muaj, transmeton lajmi.net.

“Për shkak të afateve, konfirmojmë lajmin e fundit se vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit nga trupi gjykues për Thaçin e të tjerët, Charles Smith ka vendosur t’ua vazhdojë edhe dy muaj paraburgimin Veselit dhe Krasniqit”, ka raportuar Klankosova.

Bëhet e ditur se për momentin nuk dihet nëse do të ketë një vendim të ngjashëm edhe për dy të akuzuarit e tjerë. Nuk ka afate të tjera për të mësuar se a ka një vendim të radhës edhe për dyshen tjetër./lajmi.net/