Një burrë e plagos vetën aksidentalisht me pushkë gjuetie

Një person është vetëplagosur në këmbë me pushkë gjuetie. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Gjakovë. Sipas policisë, i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile. “Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie 2 fishekë dhe një gëzhojë. Në…

Lajme

27/07/2025 09:28

Një person është vetëplagosur në këmbë me pushkë gjuetie.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Gjakovë.

Sipas policisë, i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile.

“Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie 2 fishekë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin është incuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës dhe Armëmbajtje Pa leje”.