Ramadani për Kurtin: Aleanca nuk ra në lojëra e tij – Zgjedhje po don, zgjedhje do të ketë!
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani me anë të një postimi tha se kryeministri Albin Kurti takimet me liderët e PDK-së dhe LDK-së i kishte vetëm për foto dhe lajme. Ai tha se Aleanca ishte e vetmja parti që nuk ra në loëjra e tij, transmeton lajmi.net. “ALEANCA ka qenë e vetmja e bindur që Kurti…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani me anë të një postimi tha se kryeministri Albin Kurti takimet me liderët e PDK-së dhe LDK-së i kishte vetëm për foto dhe lajme.
Ai tha se Aleanca ishte e vetmja parti që nuk ra në loëjra e tij, transmeton lajmi.net.
“ALEANCA ka qenë e vetmja e bindur që Kurti e VV po duan zgjedhje sërish. Prandaj, nuk ramë në lojërat e tyre!”, shkroi ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Nuk ka kandidat për President, sepse ai e ka rikonfirmuar tërheqjen. Ndërsa, Ligjin për Gjykatën Speciale nuk e miraton, sepse kështu ai ligj kthehet në pikën zero!
Qartë e shqip:
ALEANCA ka qenë e vetmja e bindur që Kurti e VV po duan zgjedhje sërish. Prandaj, nuk ramë në lojërat e tyre!
Gjithçka foli e të gjitha takimet i kishte veç për foto, veç për lajme.
Zgjedhje po don, zgjedhje do të ketë!/lajmi.net/