Një 10 vjeçar kaloi dy vite duke i rritur flokët e tij dhe tani ai i jep donacion për fëmijët e prekur me kancer

Është shumë mirë kur dëgjojmë vepra humaniteti që bëjnë njerëzit, e sidomos fëmijët.

Fun

13/03/2020 18:36

Një ditë nëna e Thomas Moore i tregoi ati një video të një vajze të vogël 5-vjeçare, kur ajo filloi të humbiste flokët nga kimoterapia, dhe fatkeqësisht vdes sepse nuk e përballon gjendjen e saj të shkaktuar nga kanceri, raporton “OrganicHomeRemedies”, transmeton lajmi.net.

Pasi djali e pa atë video, që në atë kohë ai ishte gati 8-vjeçar, u prek shumë nga ajo video dhe i kërkoi të ëmës që ti shpjegonte se çka është kimoterapia dhe pse njerëzit humbin flokët.

Më pas nëna e tij i shpjegoi se si gjatë kimoterapis qelizat fillojnë të dobësohen, dhe fillojnë të ndjejnë dhimbje të tmerrshme në trup.

Ajo i tregoi që edhe qelizat të cilat krijojnë qimet në trupin e njeriut, nga kimoterapia ato shkatërrohen dhe për këtë arsye fillojnë që tu bien flokët.

Pasi djali mori këto informata, ai u ndie shumë keq duke kujtuar që një vajzë aq e vogël ka përjetuar ato dhimbje shumë të mëdha dhe se sa keq është ndjerë ajo kur ka humbur flokët.

Thomas vendosi që të rriste flokët e tij në mënyrë që të ndihmonte fëmijët e tjerë të prekur nga kanceri.

Edhe pse familja e tij i treguan që është një procedurë e vështirë për tu bërë, ai tani më kishte vendosur që t’u ndihmonte fëmijëve të prekur me kancer.

Gjatë këtyre dy viteve, kishte momente kur Thomas dëshironte të hiqte dorë nga ky qëllim i tij, kjo sepse ishte e vështirë që një fëmijë ti bënte ballë një qëllimi si ky.

Pas dy viteve që ai kaloi duke rritur flokët, më në fund arriti gjatësinë që të bëjë dy perika me flokë.

Tani ai i ka dhuruar flokët e tij për fëmijët e prekur me kancer. /Lajmi.net/