Nisin punimet në rrugën Junik-Rastavic

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic në përputhje me standardet moderne rrugore. Shehu ka bërë të ditur se ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet artieren kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës por edhe…

Lajme

13/05/2024 22:52

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic në përputhje me standardet moderne rrugore.

Shehu ka bërë të ditur se ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet artieren kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit.

“Rruga Junik-Rastavicë është ndërtuar në vitin 1976 dhe pas një kohe kaq të gjatë kjo rrugë po shtrohet që nga fillimi në tërësi së bashku me infrastrukturën përcjellëse (zgjerimi i rrugës, trotuaret, ndriçimi dhe shtigjet për biçikleta) dhe në përputhje me standardet moderne rrugore. Ky projekt realizohet në bashkëfinancim nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Infrastrukturës. Urime Junikut dhe junikasve”, ka shkruar Shehu në “Facebook”. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: