“Populli serb nuk është gjenocidal” – Myftia i Beogradit i del në krah Serbisë pas votimit të rezolutës për Srebrenicën në OKB

Populli serb nuk është gjenocidal, tha sot myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiq dhe theksoi se Serbia nuk e meriton këtë. “Serbia është vendi im, ne jetojmë këtu dhe i lutemi Zotit në xhami, kisha dhe sinagoga. Ka mijëra xhami ku falen rreth 600.000 muslimanë që jetojnë këtu [në Serbi, v.j]. Myslimanët në territorin e Serbisë,…

Lajme

23/05/2024 22:28

Populli serb nuk është gjenocidal, tha sot myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiq dhe theksoi se Serbia nuk e meriton këtë.

“Serbia është vendi im, ne jetojmë këtu dhe i lutemi Zotit në xhami, kisha dhe sinagoga. Ka mijëra xhami ku falen rreth 600.000 muslimanë që jetojnë këtu [në Serbi, v.j]. Myslimanët në territorin e Serbisë, që sundohet nga shumica e popullsisë ortodokse, jeton dhe punon në harmoni dhe ndajnë një fat të përbashkët me shekuj”, ka shkruar myftiu i Beogradit në rrjetin social “X”.

Ai tha gjithashtu se Bosnja dhe Hercegovina ka vuajtur dhe, siç thotë ai, e ka përjetuar gjithë dhimbjen e saj në zemër.

“Të tregohemi të zgjuar dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës, t’i rregullojmë ato dhe të jemi njerëz më të mirë. Zot na ndihmoftë”, tha Jusufspahiq.