Ambasadori gjerman: Çdo aktivitet i pakoordinuar dërgon në pasoja dhe ndërlikon atmosferën politike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania nuk e ka vënë në pikëpyetje asnjëherë legjitimitetin e rregullores së BQK’së, por sipas tij zbatimi i saj ishte i pakoordinuar. Ai në “Debat Plus”, tha se këshillat e Gjermanisë po injorohen dhe se kjo nuk krijon atmosferë të mirë. “Ne japim këshilla nëse…

Lajme

23/05/2024 22:50

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania nuk e ka vënë në pikëpyetje asnjëherë legjitimitetin e rregullores së BQK’së, por sipas tij zbatimi i saj ishte i pakoordinuar.

Ai në “Debat Plus”, tha se këshillat e Gjermanisë po injorohen dhe se kjo nuk krijon atmosferë të mirë.

“Ne japim këshilla nëse Këshilla jonë përherë injorohet kjo nuk krijon atmosferë të mirë, nëse marrim pyetjen e dinarit p.sh. Kosova është shtet i pavarur, Gjermania dhe shtetet e QUINT-it, vazhdimisht e kanë theksuar legjitimitetin që Kosova ta ketë një valutë të vetme”, tha Rohde.

Tutje ai ka shtuar se çdo aktivitet që është i pakoordinuar, dërgon në pasoja dhe ndërlikon atmosferën politike.

“E vetmja gjë që pandërprerë e kemi vënë në pikëpyetje dhe kritikuar është mënyra e implementimit. Kjo është çështje e dialogut, e kemi Lajçakun, duhet të diskutoni atje dhe të mos ketë aktivitete të pakoordinuara. Çdo aktivitet që është i pakoordinuar, çon në pasoja dhe ndërlikon atmosferën politike. Legjitimiteti i  vendimit të BQK-së, nuk është në pikëpyetje, ne vetëm kritikojmë vetëm mënyrën e zbatimit, i cili ka qenë i pakoordinuar”, tha ai tutje.