Theren dy persona në Mitrovicë: Dërgohen në emergjencë

Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të njëjtit kanë kërkuar tretman në spital. “Rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman…

Lajme

23/05/2024 23:03

Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të njëjtit kanë kërkuar tretman në spital.

“Rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, tha Zahiti./Lajmi.net