Ia vendosen numrin në grupe të dyshimta të meshkujve: Gazetarja Ardiana Thaçi n’hallë me persona të frustruar

Gazetarja Ardiana Thaçi është në hallë të madh javëve të fundit. Krejt kjo ka ardhë si pasojë që persona të pa papërgjegjshëm kanë vënë numrin e saj në grupe të të mbyllura të rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net. Pas kësaj, asaj i vijnë dhjetëra thirrje se mesazhe në celularin e saj kohë pas kohe. Madje në…

Lajme

23/05/2024 23:14

Gazetarja Ardiana Thaçi është në hallë të madh javëve të fundit.

Krejt kjo ka ardhë si pasojë që persona të pa papërgjegjshëm kanë vënë numrin e saj në grupe të të mbyllura të rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj, asaj i vijnë dhjetëra thirrje se mesazhe në celularin e saj kohë pas kohe.

Madje në një postim në Facebook, ajo ka bërë edhe publikimin e tyre.

E në këto grupe, shumë herë viktimë e linçimeve dhe poshtërimeve janë gratë.

Rasti ishte më grupin famëkeq “Alb Kings“ që ka funksionuar deri para pak jave, ku kibernetika e policisë ka arritë ta mbyllë, ndërsa themeluesi i tij ndodhet prapa grilave.

Mirëpo, këto grupe famëkeqe edhe pse kanë filluar të mbyllen nga institucionet e sigurisë, janë hapur përsëri në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale./Lajmi.net