Nis seanca për verdiktin final ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka filluar seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në transmetim direkt, ka filluar 10 minuta me vonesë. Në këtë seancë, pritet që të jepet vendimi final për të katër ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim atje tash e gjashtë vite. I pari…
Lajme
Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka filluar seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në transmetim direkt, ka filluar 10 minuta me vonesë.
Në këtë seancë, pritet që të jepet vendimi final për të katër ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim atje tash e gjashtë vite.
I pari që do të ngrihet në këmbë për të mësuar vendimin e tij do të jetë ish-presidenti i Republikës së Kosovës dhe ish-drejtori politikë i UÇK-së, Hashim Thaçi, transmeton lajmi.net.
Pas tij vendimin do ta mësoj ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli. I treti me radhë është ish-deputeti, Rexhep Selimi dhe i fundi është ish-kryeparlametnari dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Seanca pritet të zgjasë afro 2 orë.
Si në Hagë, ashtu edhe në Kosovë janë mbledhur qindra shqiptarë që po presin nën ethe këtë vendim, ndërkaq po shpresojnë që të njëjtit do të kthehen të lirë në vendin e tyre, për shkak ë luftës së pastër që UÇK ka bërë.
Lajmi.net do t’iu mbaj të informuar në lidhje me verdiktin që do të jepet për të katërt. /Lajmi.net/