Nis rigjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e shtetases argjentinase
Sot, nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur rigjykimi i rastit ndaj Endrit Nikës. Nika ishte dënuar më parë nga Gjykata Themelore me 18 vjet burgim për veprën penale “vrasje e rëndë”, lidhur me vdekjen e partneres së tij, Maria Clara Urdangaray, raporton lajmi.net Sipas aktakuzës, gjatë përleshjes, goditjeve dhe shtyrjeve, e…
Lajme
Sot, nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur rigjykimi i rastit ndaj Endrit Nikës.
Nika ishte dënuar më parë nga Gjykata Themelore me 18 vjet burgim për veprën penale “vrasje e rëndë”, lidhur me vdekjen e partneres së tij, Maria Clara Urdangaray, raporton lajmi.net
Sipas aktakuzës, gjatë përleshjes, goditjeve dhe shtyrjeve, e dëmtuara ishte përplasur në një qoshe të dhomës, ku nuk kishte më hapësirë për t’u larguar. Në atë moment, korniza e dritares ishte shkëputur dhe ajo kishte rënë jashtë.

Ndërkohë, Nika e kishte mohuar se e kishte prekur fizikisht partneren e tij, duke dhënë një tjetër version për mënyrën se si kishte ndodhur ngjarja.
Një tjetër pikë e ngritur në këtë rast lidhet me ekspertizën e kornizës së dritares, e cila ishte realizuar rreth një vit e gjysmë pas ngjarjes. Deri atëherë, pronari i hotelit kishte zëvendësuar kornizën origjinale me një tjetër, me tre shtresa xhami, duke ndryshuar kështu strukturën e saj fillestare./Lajmi.net/