Nis ‘lufta’, Ramos i thotë Perezit: Nuk e pranoj propozimin tënd, PSG do të krijojë skuadër të mirë me mua dhe Messin

Raportet mes kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos dhe presidentit të klubit, Florentino Perez thuhet se nuk janë të mira.

Sport

05/01/2021 08:23

Perez i ka bërë dy oferta spanjollit, e para rinovim për një vit me pagë të njëjtë dhe e dyta rinovimi për dy vite me 10 për qëind ulje, transmeton lajmi.net.

Kjo nuk i ka pëlqyer fare, Ramosit i cili është takuar zyrtarisht me Perezin dhe i ka bërë të qartë se do dëgjojë ofertat e skuadrave të tjera.

Sipas El Chiringuito, spanjolli ka thënë: “Nuk do pranoj propozimin që më kë bërë dhe prej tani do dëgjojë ofertat e tjera”.

Pastaj vazhdoi: “Dikush nga PSG-ja me tha se do krijojnë skuadër të mirë me mua dhe Messin”.

Kurse, përgjigja e Perezit ishte e thjeshtë: “Nëse ke ofertë të mirë ne do të kuptojmë”.

Thuhet se PSG-ja do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër me vlerë 17 milionë euro për sezon./Lajmi.net/