Nis edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK
Në mbrëmjen e 6 nëntorit nisi edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë. Këtë vit, festivali po zhvillohet nën moderimin e Rina Krasniqit dhe Dukagjin Podrimajt, të cilët sollën energji dhe elegancë në hapjen e spektaklit. Edicioni u hap me këngën e kompozitorit Musa…
ShowBiz
Në mbrëmjen e 6 nëntorit nisi edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë.
Këtë vit, festivali po zhvillohet nën moderimin e Rina Krasniqit dhe Dukagjin Podrimajt, të cilët sollën energji dhe elegancë në hapjen e spektaklit.
Edicioni u hap me këngën e kompozitorit Musa Piperku, “Këngë Moj”, në interpretimin magjepsës të korit fantastik Siparantum, duke krijuar një atmosferë emocionuese që shënoi fillimin e mbrëmjes muzikore.
Eventi, i transmetuar drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës, solli performanca të fuqishme dhe një publik entuziast që mirëpriti rikthimin e shumë artistëve të dashur.
Në natën e parë, konkurrentët prezantuan këngët e tyre, duke sjellë një kombinim të zhanreve nga baladat emocionale deri te ritmet moderne pop e rock.
Juria profesionale dhe publiku do të kenë rolin kryesor në përzgjedhjen e fituesit të madh.
