Niklas Sule rezulton pozitiv me COVID-19

Qendërmbrojtësi i Bayern Munichut, Niklas Sule ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

09/11/2021 10:28

Në testet e mëngjesit, Sule ka dal pozitiv në analiza, andaj stërvitja e Kombëtares së Gjermanisë është anuluar, transmeton lajmi.net.

Bild raporton se gjermani doli pozitiv, edhe pse ishte i vaksinuar.

Ndërkohë, futbollistët e Gjermanisë stërvitjet do i zhvillojnë në mënyrë individuale nëpër hotele./Lajmi.net/